21 Shtator 2020

Ministrja Dumoshi zotohet për përkrahje të projekteve në Malishevë

Prishtinë, 11 gusht - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi bashkë me zv-ministren Vladete Bajrami dhe përfaqësues të MKRS-së vizituan sot Komunën e Malishevës. Ministrja dhe delegacioni i MKRS-së u mirëpritën nga Kryetari i Komunës Ragip Begaj i cili e falënderoi Ministren Dumoshi veçanërisht dhe përfaqësuesit e tjerë të MKRS-së për vizitën që po i bëjnë kësaj komune.

Gjatë takimit u bisedua për projektet të cilat priten të finalizohen në këtë komunë dhe bashkëpunimin e Komunës së Malishevës me MKRS-së në fusha të ndryshme veçanërisht në trashëgimi kulturore e sport.

Ministrja Dumoshi u shpreh e lumtur që po e vizion Malishevën dhe e siguroi Kryetarin Begaj se mbështetja për këtë komunë do të jetë më e madhe se që ka qenë në të kaluarën.

“Konsideroj se qytetarët e Malishevës kanë nevojë të madhe për hapësira sportive dhe kulturore prandaj si Ministri do të bëjmë gjithçka brenda kapaciteteve tona ekzistuese që ta ndihmojmë komunën të shtyjë përpara projekte që janë në dobi të qytetarëve” – u shpreh Ministrja Dumoshi.

Ndër të tjera Ministrja falënderoi edhe deputetët Fetah Rudi e Arbresha Krasniqi, të cilët iu bashkëngjitën kësaj vizite.

Kryetari Begaj theksoi që e gëzon vizita e Ministres Dumoshi dhe theksoi që komuna që ai udhëheqë ka shumë nevojë për mbështetje.

“Malishevës i duhet përkrahje shumëfish me madhe institucionale se në të shkuarën, për arsye se ka qenë komunë e cila nuk ka pasur asgjë të trashëguar nga e kaluara. Ne kemi pasur vazhdimisht përkrahje dhe jam shumë i bindur që ministrja do t’i ketë parasysh të gjitha ato projekte të cilat i kontribuojnë kësaj komune dhe këtij komuniteti", deklaroi pas takimit Begaj.

Pas takimit në komunë, Ministrja Dumoshi, Kryetari Begaj dhe përfaqësuesit e tjerë bashkërisht vizituan edhe stadiumin e qytetit të Malishevës.

Nga aty Ministrja Dumoshi bëri thirrje që kuvendi komunal i kësaj komune të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin me MKRS-në ardhmen, në mënyrë që bashkërisht t’i shtyjnë përpara projektet e MKRS-së në këtë komunë.

Të gjitha Komunat pa dallim do të përkrahen nga MKRS dhe do të jenë në fokus të prioriteteve të ministrisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Fillon Shkolla Verore e BE-së në të cilën do të shtjellohet temat për zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë mjedisore dhe shfaqjen e pandemisë globale. (Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të votohet raporti i panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla takohet me Ambasadorin japonez, Mizutani Akira. (Kabineti i ministres Haradinaj Stublla, ora 10:00 - pa prezencen e mediave)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
 
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe Ambasadori japonez, Mizutani Akira, nënshkruajnë marrëveshjen për donacionin e radhës të Japonisë për Kosovën. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton listen e dëshmitarëve, përzgjedh ekspertët e jashtëm si dhe publikon adresën për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e shtatores së Heroit Ahmet Krasniqi, si dhe në inaugurimin e sheshit, i cili do të mbajë emrin e tij. (Sheshi “Ahmet Krasniqi” në Vushtrri, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Sallën e Operacionit dhe Sallën e Lindjes për gratë e infektuara me COVID-19, pajisje këto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë dhe AMC. (QKUK, ora 11:00)

- Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, do të takohet me U.D i Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Arsim Janova, ku do të  nënshkruajnë një Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi mes dy institucioneve, pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë konferencë për medie. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, kati i IV, ora 11:15)

- Seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë të premten do të vazhdojë sot. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)