07 Gusht 2020

Ministrja Dumoshi uron xhudistet për suksesin e arritur në Paris

Prishtinë, 8 shkurt - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi uron xhudistet Distria Krasniqi për medaljen e artë dhe Nora Gjakova për medaljen e bronztë në Grand Slam-in e xhudos që po mbahet më 8 e 9 shkurt në Paris të Francës.

Ministrja Dumoshi u shpreh se suksesi i xhudisteve tona janë nderi dhe frymëzimi i vendit dhe dëshmi që Kosova falë tyre ka vend meritor në sportin ndërkombëtar.

“Sportistët tanë po i japin çdo ditë e më shumë nder dhe vlerësim ndërkombëtar vendit tonë, duke u bërë zëri më pozitiv i Kosovës dhe shembull frymëzues për rininë tonë”, tha ministrja, duke theksuar se sukseset e sotme të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, janë dëshmi se shteti ynë po rritet dhe Kosova tashmë ka zënë vend meritor në hartën e sportit ndërkombëtar.

Gjitashtu ministrja Dumoshi theksoi se si ministre është e përkushtuar që të punojë për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën që sportistët tanë të mund të zhvillohen sa më mirë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2020

 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës shqyrton planin operativ te punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora