22 Tetor 2020

Ministrja Dumoshi hap Javën Evropiane të Sportit në Kosovë

Prishtinë, 23 shtator - Sot në Kosovë ka filluar Java Evropiane e Sportit, e cila organizohet edhe në vendet tjera të Evropës në javën e fundit të këtij muaji, nga 23 deri më 30 shtator.

Është viti i tretë radhazi që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe federatat e sportit e organizojnë këtë ngjarje e cila ka për qëllim të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik si dy aspekte të rëndësishme për shëndetin.

Hapjen e Javës, nën patronatin e së cilës organizohet edhe kjo ngjarje, e bëri ministrja Vlora Dumoshi, që u shpreh se është një ngjarje e rëndësishme.

“Hapja e Javës Evropiane të Sportit po fillon me Forumin për Sportin, dhe nga sot e deri më 30 shtator në Kosovë do të organizohen aktivitete sportive dhe fizike, të cilat kanë për qëllim aktivizimin e qytetarëve që të mos jenë pasiv, por të merren me aktivitete që janë të dobishme për shëndetin, siç është sporti."

"Përmes Forumit për Sportin përfaqësuesit e lartë të sportit, kontribuuesit, biznesmenët, institucionet qendrore dhe ato lokale, gazetarët sportivë dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar në forma të ndryshme në sport gjate kësaj periudhe pandemie, në mënyrë që bashkërisht të diskutojnë problemet e shumta që preokupojnë sportin dhe te nxirren rekomandime”, u shpreh ministrja Dumoshi.

Në aktivitetin e parë të Javës, “Forumin për Sportin” u diskutuan tema që trajtojnë avancimin e sportit si Ligji për Sponsorizimin, kategorizimi i sportit, sportistëve dhe trajnerëve, qeverisja e mirë në sport, barazia gjinore, etj.

Ministrja tha se përkrahja e MKRS-së për sportin në kohë pandemie është bërë me një kujdes të veçantë.

“Prioritet i MKRS edhe ketë vit janë investimet që janë duke u realizuar në Modernizimin e Infrastrukturës sportive. Këto investime kalojnë shumën e 19 milion euro në mbi 80 projekte infrastrukturore, në te gjitha komunat e Kosovës duke u realizuar në Stadiume, Palestra, Fusha të Tenisit, Pishina, Poligone sportive, Shtigje te Atletikes, ku përfitues janë edhe komunat e komuniteteve dhe tërë këto investime të MKRS-së ndikon edhe në Masivizimin e sportit në përmbushje të objektivit “Sport për te gjithë”.

Po ashtu, Ministrja Dumoshi, theksoi edhe hapat që ka ndërmarrë MKRS-ja në kuadër të themelimit të agjencisë Anti-Doping.

Ndërkaq, Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani tha se Komiteti Olimpik i Kosovës me kënaqësi ka pranuar për këto vite organizimin e forumit, që fillon sot e që është shumë atraktive për shumë shtete, ku kanë mbledhur miliona njerëz duke i ikur pasivitetit. Kjo ngjarje ka për synim që rë mblidhen më shumë njerëz por që në Kospvë nuk po arrin të mblidhen shumë. Prindërit duhet që ta marrin për dore e ta dergojnë në ndonjë klub, siç e dërgojnë në shkollë", tha Hasani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020  - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje!, mban konferencë për media në lidhje me skandalin e vjedhjes së më shumë se 2 milion euro nga Thesari i Shtetit. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 15:00)