07 Tetor 2022

Milani ofron dy futbollistë për Luis Alberton

Milano, 16 korrik - Milani përpiqet të bindë klubin e Lazios për Luis Alberton, i cili i ka prishur marrëdhëniet me bardhekaltrit. Claudio Lotito e vlerëson lojtarin 45-50 milionë euro, por kuqezinjtë mund të ofrojnë dy lojtarë, mes të Rafael Leaos, Mattia Caldaras dhe Samuel Castillejos.

Maurizio Sarri e vlerëson shumë portugezin, por drejtuesit e Lazios mund të propozojnë shkëmbimin me Alexis Saelemaekers.

Marrëdhëniet midis Luis Albertos dhe Lazion vazhdojnë të përkeqësohen, pavarësisht mbërritjes së lojtarit në Auronzo di Cadore, kështu që Milani mund të fillojë ta shohë spanjollin si një mundësi të shkëlqyeshme në treg.

Mesfushori 28-vjeçar ka kontratë katërvjeçare, pra deri në vitin 2025, por pakënaqësitë e vazhdueshme po komplikojnë vazhdimin e aventurës së tij si bardhekaltër. Claudio Lotito e vlerëson lojtarin midis 45 dhe 50 milion euro dhe tani për tani asnjë ofertë konkrete nuk ka arritur në Romë.

Kuqezinjtë, për të mos shpenzuar para “cash”, mund të ofrojnë dy lojtarë (mes Leaos, Caldaras dhe Castillejos), që konsiderohen të zëvendësueshëm në projektin e Stefano Piolit, i cili kërkon një zëvendësues për turkun Calhanoglu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)