28 Mars 2024

Milani ofron 20 milion funte për Vidic

Milano, 3 prill - Milani ka shprehur interesim për të sjellë në San Siro mbrojtësin e Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, për një shumë që besohet të jetë rreth 20 milion funte.

Serbi është i pari në listën e gjatë të dëshirave të Gallianit pas një sezoni katastrofal të Rossonerëve.

“Milani e ka bërë Vidicin top-prioritet. Vidic është caku i tyre, por nëse United nuk dëshiron ta shesë atë, atëherë kjo është çështje tjetër”, i ka thënë një burim gazetës The Daily Star.

Drejtuesit e Milanit që pas shkatërrimit nga United prej 7-2 në Ligën e Kampionëve janë në kërkim të një mbrojtësi të ri, që të jetë partner i Thiago Silvas në mbrojtjen kuqezi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)