20 Prill 2024

Milani kërkon Cannavaron

Milano, 2 qershor - Milani thuhet të jetë shumë pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Juventusit dhe kapitenit të kombëtares italiane, Fabio Cannavaro.

Cannavaros i skadon kontrata me Juventusin dhe sipas të gjitha gjasave ai do të duhet të largohet nga Torino.

La Stampa pohon se agjenti i Cannavaros, Gaetano Fedele, ka pasur kontakt me Milanin për një kalim të mundshëm në San Siro dhe këtë propozim ai e shqyrtoi me mbrojtësin gjatë fundjavës.

Menaxhmenti i Milanit do të siguronte kështu një sistem rotacioni, pasi që nuk besohet se Cannavaro dhe Mario Yepes do të zënë vendet e Alessandro Nestas dhe Thiago Silvas.

Cannavaro kërkohet edhe nga Parma, ndërsa një vendim definitiv ai do ta marrë pas Kampionatit Botëror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)