29 Mars 2024

Milani interesohet për Diego Alves

Milano, 20 prill - Milani raportohet se është duke përgatitur ofertë për portierin e Almerias, Diego Alves.

Rosonerët janë në kërkim të një zëvendësuesi të portierit Nelson Dida dhe cak i tyre është braziliani tjetër Alves, shkruan sportivja spanjolle AS.

Kontrata e Dida skadon në fund të sezonit dhe klubi italian nuk ka në plan ta vazhdojë atë.

Në anën tjetër, kontrata e Alves ka një klauzolë që kap vlerën e 15 milionë eurove, megjithatë, presidenti i Almeria, Alfonso Garcia, thuhet se është i gatshëm ta shesë atë edhe për 10 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)