24 Prill 2024

Milani do të shpenzojë vetëm 30 milionë euro

Milano, 27 maj - Milani ka në dispozicion vetëm 30 milionë euro për merkaton e kësaj vere, me Adriano Gallianin që e konfirmoi këtë shkurtesë të buxhetit për këtë vit për Milannews.it.

Nëse krahasojmë këtë shumë të konfirmuar nga Galliani me raportin e La Gazzeta dello Sport që shkroi se Interi ka 100 milionë euro për merkato, atëherë del se rivali i përgjakshëm i Milanit ka rreth 70 milionë euro më shumë për të shpenzuar.

Madje, kjo nuk është e tëra. Ato 30 milionë eurot e Milanit pritet të shpenzohen në akademi të klubit dhe në trajnerin e ri, që sipas buxhetit, pritet të jetë Massimiliano Allegri.

Këto shkurtesa buxhetore vijnë pak kohë pasi kompania e kryeministrit, Silvio Berlusconi, Fininvest, ka njoftuar për recesion brenda për brenda kompanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)