24 Prill 2024

Milan sheh Lippin si zëvendësim për Leonardon

Milano, 16 maj - Ekipi i Milanit është duke u matur për të marrë trajnerin e kombëtares italiane Marcello Lippi pasi që Leonardo ka konfirmuar se do të largohet në fund të këtij sezoni.

Braziliani Leonardo dhe zëvendëspresidenti i Milanit Adriano Galliani kanë njoftuar për këtë hap të premten, duke thënë se ndarja ishte e vështirë, por miqësore. Tani, veçmë ka filluar gara për ta gjetur një njeri të ri.

Gazeta sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” pohon se shefi i klubit Silvio Berlusconi e adhuron Lippin, por tani atij do të duhej të priste derisa Lippi të lë kombëtaren italiane, një gjë që nuk do t’i shkonte për shtati ekipit pasi që ata dëshirojnë të planifikojnë shumë më herët për sezonin e ardhshëm.

Më të preferuarit tanimë janë brenda klubit. Asistenti i trajnerit Leonardo, Mauro Tassotti dhe ish mesfushori Filippo Galli janë në shënjestër për të marrë përsipër rolin e trajnerit.

Megjithatë, të premten ka pasur raporte se një prej ideve është edhe trajneri i ekipit të Romës - Claudio Ranieri. Mirëpo, gjasat janë të vogla që ai të largohet nga ekipi i tij aktual pas një pune të shkëlqyer që ka bërë këtë sezon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)