29 Mars 2024

Milan, Leonardo nuk e ka shkëputur kontratën

Milano, 16 prill - Milani i ka hedhur poshtë spekulimet se Leonardo tashmë e ka shkëputur kontratën me klubin para se të largohet në fund të sezonit.

Më herët gjatë ditës Sky Sport Italia dhe disa nga gazetat më të famshme sportive italiane thoshin se Leonardo tashmë e ka shkëputur kontratën, ndërsa është thënë se vendin e tij do ta zë Marcello Lippi.

Sidoqoftë, nuk vonoi shumë dhe në faqen zyrtare të klubit kuq e zi doli një komunikatë ku mohohej një gjë e tillë.

“Në lidhje me lajmet e sotme rreth shkëputjes së kontratës nga trajneri, Leonardo ka konfirmuar se këto janë spekulime të pavërteta”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)