24 Prill 2024

Messi rikthehet tek Argjentina

Buenos Aires, 19 mars - Argjentina do të luajë javën e ardhshme ndeshjen miqësore me Venezuelën, që është në kuadër të përgatitjeve për “Copa America”, që do të zhvillohet këtë vit në Brazil.

Skuadra “Albiceleste” i ka nisur tashmë përgatitjet e saj, pa 5 futbollistë që pritet t’i bashkohen në ditët në vijim, e Nicolas Otamendin të dëmtuar.

Por, lajmi kryesor për skuadrën e trajnerit Scaloni është rikthimi në kombëtare i Lionel Messit.

Sulmuesi 31-vjeçar iu bashkua ekipit këtë të hënë në Madrid, ku Argjentina ka nisur grumbullimin e saj.

Messi nuk luante ndeshje me përfaqësuesen argjentinase që nga vera e vitit 2018, pas eliminimit të skuadrës së tij nga Franca në 1/8-at e finaleve të Botërorit të Rusisë.

Ishte pikërisht ylli i Barcelonës, ai që kishte vëmendjen më të madhe në seancën stërvitore të zhvilluar në “Valdebebas”, që është vendi ku përgatit ndeshjet e tij Reali i Madridit.

Seanca e parë stërvitore e Argjentinës ishte e lehtë, duke qenë se shumë prej futbollistëve të kësaj skuadre vinin nga ndeshjet e zhvilluara në fundjavë, me klubet e tyre respektive në kampionate.

Argjentina do ta luajë ndeshjen me Venezuelën në “Wanda Metropolitano” më 22 mars, ndërsa më 26 mars do të luajë një tjetër ndeshje miqësore, atë me Marokun në Tanger.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)