29 Mars 2024

Messi: Më intereson finalja, jo Interi

Barcelonë, 8 prill - Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është gati për t’u ballafaquar me Interin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, duke thënë se atij nuk i intereson aq shumë Interi sa i intereson finalja.

“Gjëja e vetme që më intereson është të arrij në finale me Barcelonën. Sa për kundërshtarin, është si të gjithë të tjerët”, ka thënë argjentinasi.

Messi më pas foli dhe për rreziqet me të cilat do të mund të përballet skuadra e tij kur të takohet me skuadrën e Interit më 20 prill në San Siro.

“Ky sezon i Militos në Serie A është mbresëlënës, pasi që ai lufton gjithnjë për golashënuesin më të mirë. Ai shënon shumë gola dhe mënyra si luan është esenciale për Interin. Ai vërtet po luan shumë mirë”.

“Eto’o? Samuel Eto’o po luan mirë por t’u them të drejtën atij i ka marrë kohë adaptimi në futbollin italian, pasi që shkoi nga ai spanjoll, e që kanë dallime të mëdha. Por ai është aq lojtar i rëndësishëm sa që harrohen këto vështirësi”.

“Kalimi im në Serie A? Gjithnjë e kam thënë se dua të qëndroj këtu. Por ju kurrë nuk dihet çfarë do të ndodhë në futboll. Unë synoj që të qëndroj këtu”, përfundoi Messi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)