29 Mars 2024

Messi, lojtari më i mirë në botë

Londër, 26 prill - Sipas Wayne Rooneyt, rivali i tij direkt për Këpucën e Artë evropiane, Lionel Messi, është futbollisti më i mirë në botë.

Rooney që mund të mungojë në të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni për shkak të një lëndimi të ri të pësuar në stërvitje, është i kënaqur me formën e tij, por nuk dëshiron të krahasohet me Lionel Messin, për të cilin thotë se është fantastik.

“Është mirë që njerëzit më fusin në atë rreth, por unë mendoj se Lionel Messi është më i miri në botë. Gjërat që ai mund t’i bëjë me top janë të pabesueshme dhe pos kësaj ai shënon shumë gola”.

“Ai ishte fantastik përsëri dhe këtë vit. Ai është lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Rooney për United Review.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)