28 Mars 2024

Messi do të përfitojë edhe nga sistemi i kriptomonedhave në PSG

Paris, 12 gusht - Kontrata e yllit argjentinas Lionel Messi me klubin francez “Paris St Germain” tronditi jo pak tregun e kriptomonedhave.

Monedha dixhitale e PSG-së, e cila ka një ka një kapital tregu rreth 52 milionë dollarë, u rrit mbi 130% në vetëm pesë ditë, kur ishin edhe spekulimet më të mëdha për një transferim të Messit nga Barcelona drejt Parisit.

Pasi luajti për 21 vjet me Barcelonën, ylli i futbollit Lionel Messi nënshkroi gjatë javës një marrëveshje me klubin francez “Paris St Germain”.

“Unë erdha këtu me shpresë dhe dëshirë për të jetuar një përvojë të re, pas kaq shumë vite në të njëjtin vend. Dua të bëj më të mirën për këtë klub dhe miqtë e mi këtu, që kanë objektiva shumë të qartë. Është një ekip spektakolar. Unë do të bëj çmos që të arrijmë këto qëllime së bashku”, tha ylli argjentinas, i cili theksoi se qëllimi kryesor është fitimi Ligës së Kampionëve.

Por veç kontratës 2-vjeçare që tashmë është bërë publike, Paris St Germain (PSG) njoftoi se argjentinasi 34-vjeçar do të përfitojë edhe sistemi që klubi francez ka krijuar me kriptomonedhat.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, PSG konfirmoi se Messi kishte përfituar një numër të madh kriptomonedhash.

Para tre vitesh, PSG në bashkëpunim me kompaninë Socios.com krijoi një monedhë dixhitale për tifozët. Ky sistem, i lejon mbajtësit e monedhave dixhitale, që në këtë rast janë tifozët, të marrin disa vendime kryesisht të vogla, që lidhen me klubet e tyre.

Ndër klubet që do të prezantojnë monedha dixhitale këtë vit janë kampionët e “Premier League” në Angli, Manchester City dhe Milani në Itali.

Sipas njoftimit nga PSG, pasi mediat shkruan për transferimin e Messit drejt Parisit vlera e monedhës dixhitale të klubit u rrit ndjeshëm. Në ditët para se ylli argjentinas të nënshkruante përfundimisht kontratën me PSG, shitje-blerjet e këtyre monedhave arritën në 1.2 miliardë dollarë.

Ashtu si Bitcoin dhe monedhat e tjera dixhitale, kriptomonedhat e klubeve të futbollit mund të tregtohen. Ato kanë një të përbashkët, paqëndrueshmërinë në treg, duke bërë që shpesh herë rregullatorë të lëshojnë paralajmërime për investitorët, në lidhje me asetet dixhitale.

Megjithatë, disa figura të profilit të lartë të biznesit dhe argëtimit, nga themeluesi i Twitter-it deri tek reperi Jay-Z kanë mbështetur kriptomonedhat.

Monedha dixhitale e PSG-së, e cila ka një ka një kapital tregu rreth 52 milionë dollarë, u rrit mbi 130% në vetëm pesë ditë, kur ishin edhe spekulimet më të mëdha për një transferim të Messit nga Barcelona drejt Parisit.

Të martën një kriptomonedhë e PSG-së kapi vlerën historike prej 60 dollarë.

Dy ditë më pas vlera e tyre ra në shifrën 40 dollarë, sipas faqes së internetit “CoinMarketCap”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)