29 Mars 2024

Messi: Argjentina fiton botërorin

Johanesburg, 19 qershor - Talenti i Argjentines, Lionel Messi eshte shprehur se skuadra e tij eshte favorite per te fituar Kupen e Botes. Perfaqesuesja e drejtuar nga Diego Armando Maradona arriti te fitonte te dyja ndeshjet e saj te para dhe tani kryeson grupin B me pike te plota, duke siguruar ne te njejten kohe edhe kualifikimin per ne fazen tjeter te Boterorit. Sipas yllit te futbollit botëror, kombëtarja e tij tregoi te gjithe potencialin dhe se eshte e denje per te triumfuar ne botërorin afrikan.

”Askush nuk na kishte llogaritur mes favoriteve ne fillim te ketij turneu, por ne dy ndeshjet e para treguam se cfare jemi te afte te bejme. Sigurisht eshte vetem fillimi, por atmosfera ne ekip eshte shume e mire dhe tani te gjithe besojme se mund te greme kupen e Botes. Nese vazhdojme keshtu kjo eshte mese e mundur”, ka bere te ditur Messi. Sulmuesi argjentinas, megjithëse ka qene shume i rendesishem per ekipin ne dy ndeshjet e para nuk ka arritur te shenoje.

“E rendesishme eshte te fitoje skuadra. Nuk kam shenuar, por nuk shqetësohem. Po ecim shume mire dhe kushdo qe te shenoje nga shoket e mi une do te jem i kequr”, ka përfunduar lojtari me i mire i vitit te fundit. Argjentina do te luaje ndeshjen e saj te trete ne grupin B kunder Greqise.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)