28 Mars 2024

Melo: Ne jemi Juventusi, gjithmonë luajmë për fitore

Firencë, 4 mars – Mesfushori i Juventusit, Felipe Melo, pranon së dueli kundër Fiorentinas do të jetë i vështirë, mirëpo pret që bardhezinjtë të arkëtojnë tre pikët.

“Padyshim që ky takim do të jetë i veçantë për mua. Unë kthehem në Firence, qytet të cilin gjithmonë do ta mbaj mend dhe do të jetë pjesë e zemrës sime.

Fiorentina më mundësoi hyrjen në përfaqësuesen e Brazilit dhe transferimin te Juventusi”.

“Kundër Fiortentinas na pret takim i vështirë, sepse ata janë taktikisht mirë të përgatitur dhe kanë tifozë të jashtëzakonshëm”.

“Mirëpo ne do të shkojmë për fitore, ne jemi Juventusi dhe gjithmonë luajmë për fitore”, ka thënë ish-lojtari i Violas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)