25 Prill 2024

Mbahen garat tradicionale të nxënësve me biçikleta

Prishtinë, 10 maj - Këtë vit për herë të shtatë me radhë organizohen Garat Republikane në ngasjen e biçikletave me nxënës të shkollave fillore nga mbarë vendi në kuadër të Rivistës shkollore "Siguria në rrugë”.

Ky aktivitet edukativo mësimor në vendin tonë zhvillohet nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe me përkrahjen nga Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë.

Shkollat pjesëmarrëse sikurse më parë janë përzgjedhur nga MASHT-i dhe secila shkollë do të përfaqësohet me nga tre nxënës nga klasat 6,7 dhe 8.

Nxënësit do të garojnë me biçikleta, me qëllim vlerësimin e njohurive e tyre në njohjen e shenjave dhe rregullave të trafikut përmes shkathtësive teknike në ngasjen e biçikletës.

Pas analizimit të rezultateve të nxënësve do të shpallen edhe kampionët e Kosovës për këtë edicion.

Përveç garave me biçikleta në agjendën e këtij manifestimi janë  paraparë edhe aktivitete në mbështjetje të Javës së Pestë për Siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara dhe kampanjës SaveLIVES#SpeakUp si dhe një hapësirë për aktivitete argëtuese për publikun

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)