20 Prill 2024

Mauro Icardi nuk është më kapiteni i Interit

Milano, 13 shkurt - Klubi milanez, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka konfirmuar se Mauro Icardi nuk është më kapiteni i skuadrës së Interit duke deklaruar në të njëjtën kohë se kapiteni i ri i skuadrës është portieri Samir Handanovic.

Drejtuesit e Interit e morën këtë vendim të bujshëm pas polemikave të shumta që kanë shpërthyer prej kohësh për shkak të mungesës së rinovimit të kontratës me sulmuesin argjentinas, për të cilin duket se po vazhdon periudha e errët e këtij sezoni.

Vendimi për heqjen e shiritit të kapitenit Icardit për t’ia dorëzuar Handanovicit erdhi pikërisht në prag të ndeshjes së Europa League që Interi do të luajë të enjten ndaj Rapidit të Vjenës.

Tani pritet reagimi i vetë Icardit, i cili u bë kapiten i skuadrës në sezonin 2015/2016 nga trajneri Roberto Mancini e sidomos bashkëshortes e agjentes së tij, Wanda Nara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)