28 Mars 2024

Marcelo nënshkruan kontratë të re, deri në vitin 2015 me Realin

Madrid, 7 shkurt - Mesfushori brazilian i Realit të Madridit, Marselo Vieira ka nënshkruar marrëveshje të re me gjigantin spanjoll Real Madrid, ka konfirmuar vetë klubi.

 

Mbrojtësi brazilian Marcelo ka vazhduar kontratën me klubin mbretëror për pesë vite të tjera, saktësisht deri në vitin 2015.

Braziliani 21-vjeçar është një ndër futbollistët kyç te skuadra e trajnerit Manuel Pelegrini ku luan me mjaft sukses si një anësor dhe si një mesfushor i majtë.

Braziliani, i cili mund të luajë edhe si anësor, ka qenë në Madrid që nga transferimi i tij nga Fluminense në janar të vitit 2007 dhe ka qenë aktiv në ekipi që nga largimi i Roberto Carlos drejt Fenerbahces në atë verë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)