28 Mars 2024

Marcelo kërkon t’i bashkohet Ronaldos, te Juventusi

Torino, 22 tetor - Pas Cristiano Ronaldos, edhe Marcelo duket se do të ketë si destinacion skuadrën e Juventusit.

Mbrojtësi brazilian duket se e ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u transferuar menjëherë te “Zonja e vjetër”, pa pritur të përfundojë sezoni, që do të thotë se kalimi i tij te bardhezinjtë mund të bëhet që në merkaton e muajit janar.

Lajmi u publikua nga e përditshmja “Tuttosport”, që gjeti jehonë edhe në medien spanjolle. Sipas kësaj të përditshmeje, Marcelo ia ka komunikuar dëshirën e tij edhe presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez, duke theksuar se ëndërron që të luajë sërish me Ronaldon dhe të fitojë një Champions League edhe me torinezët.

Transferimi i Marcelos te Juventusi nuk është një mision i pamundur, përkundrazi. Vullneti i vet futbollistit ka vlerë, ndërkohë që klubi “merengues” e vlerëson kartonin e tij në 50-60 milionë euro, një shpenzim të cilin Juventusi mund ta përballojë.

Kjo, edhe për faktin se kampionët e Italisë janë gati largojnë mbrojtësin Alex Sandro. Ky i fundit, i cili gjatë verës u kërkua nga Paris SG, ka tërhequr vëmendjen edhe të Manchester Cityt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)