28 Mars 2024

Maradona operohet pas kafshimit në fytyrë nga qeni

Buenos Aires, 31 mars - Përzgjedhësi i përfaqësueses argjentinase, Diego Armando Maradona, i është nënshtruar intervenimit kirurgjik pasi që ishte kafshuar nga njëri prej qenve të tij.

Siç njoftojnë mediat argjentinase, 49- vjeçari nuk duket të jetë në rrezik për jetë dhe ai pritet që brenda javës të lëshohet nga spitali.

Maradona është dërguar në klinikën Los Arcos në Buenos Aires për një operacion urgjent pas kafshimit të njërit prej qenve të tij në fytyrë.

Me më pak se dy muaj para fillimit të Kampionatit Botëror, tifozët argjentinas të futbollit shpresojnë se Maradona do të bëjë kthesën e historisë këtë vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)