26 Prill 2024

Maradona: Nuk jam magjistar, jam trajner

Johanesburg, 14 qershor - Diego Armando Maradona ka paralajmëruar rivalët e tij se skuadra e tij Argjentina, është në gjendje të mposhtë secilën kombëtare që do t’i dalë përpara, por theksoi se nuk është magjistar.

Nëse Maradona fiton Botërorin, atëherë ai bëhet trajneri i dytë pas Franz Beckenbauerit që e fiton Kupën e Botës edhe si lojtar edhe si trajner, krahasim që nuk i pëlqeu ‘El pibe de Oro’.

“Mirë, unë nuk jam si ai, nuk dukem si Beckenbauer e as që dua. Të them se do të barazohem me të, atëherë do të bëja një parashikim. Unë do të doja ta kisha një top të kristaltë dhe të isha magjistar, por nuk jam magjistar, jam trajner”.

“Ne duhet të përmirësojmë shumë gjëra për të arritur në finale, por mendoj se njerëzit tanë bënë punë të mirë. Padyshim se kur luani në Botëror, fitimi i ndeshjes së parë ju bën të jeni më të qetë për ndeshjen e ardhshme. Frika nuk ekziston në futboll, ata që kanë frikë duhet të qëndrojnë në shtëpi, kurrë nuk duhet të ndjehen të frikësuar”, deklaroi Maradona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)