26 Prill 2024

Maradona në qendër të vëmendjes së mediave botërore

Buenos Aires, 10 qershor - Diego Maradona edhe njëherë është në qendër të vëmendjes së mediave botërore, kësaj radhe jo për Lionel Messin e as për mosthirrjen e Zanettit apo të Cambiassos, por për dukjen e tij, gjë që për të cilën frikësohen vajzat e tij.

Është vajza e Maradonas, Dalma, ajo që me ndihmën e motrës Giannina, do të tentojë ta bëjë babanë të duket sa më elegant gjatë Botërorit.

“Unë po e pres Gianninan sepse ajo ka më shumë njohuri se unë në modë. Ne do të kërkojmë që ai të vishet në rroba serioze, apo që quhen ndryshe rroba ‘kat’”, ka thënë Dalma.

Maradona ka refuzuar të vishet në mënyrë elegante gjatë ndeshjeve, duke preferuar veshje të thjeshta sportive të ekipit. Dalma shtoi se babai i saj ka përmirësuar imazhin e tij së fundmi. Ai ka humbur tashmë 15 kilogramë dhe thotë se ai tani mund të vrapojë bashkë me lojtarët tjerë.

Gjithashtu, u sqarua dhe prezenca e mjekrës së Maradonas nga Dalma, motra e së cilës, Giannina, është e martuar me Sergio Agueron.

“Ai nuk është rruar që nga aksidenti me qenin. Mjekra mbulon shenjat e kafshimit”, përfundoi Dalma, e bija e Diego Armando Maradonas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)