18 Prill 2024

Mancini: Tevez si Rooney dhe Messi

Manchester , 2 prill - Roberto Mancini ka lavdëruar sulmuesin e tij te skuadra e Manchester Cityt, argjentinasin Carlos Tevez, duke thënë se ai do të konsiderohej njëri prej sulmuesve më të mirë në botë nëse do të luante në Ligën e Kampionëve.

Tevez ka shënuar 19 gola në 28 paraqitjet e tij në Ligën Premier këtë sezon, një statistikë që e ka lënë të impresionuar menaxherin e tij.

“Tevez mund të krahasohet me cilindo sulmues. Por, Rooney luan në Ligën e Kampionëve, Lionel Messi luan në Ligën e Kampionëve. Nëse Tevez do të luante në Ligën e Kampionëve ai do të ishte në të njëjtin nivel, sepse ai është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë”.

“Përfundimi në pozitën e katërt është një gjë e mirë sepse do të luanim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe kjo do të ishte mirë për klubin.

Më pas ne mund të përmirësohemi shpejtë. Por, nuk duhet të mendojmë vetëm për atë. Ne po bëjmë më të mirën për të përfunduar në pozitën e katërt, por është e mundshme që të mos përfundojmë aty”, ka thënë Mancini.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)