18 Prill 2024

Mancini: Nuk largohem nga City

Barcelonë, 8 prill - Roberto Mancini ka hedhur poshtë mundësinë e një rikthimi të mundshëm në futbollin italian pas spekulimeve për një kalim te Juventusi, duke thënë se ai është duke shikuar se kë ta transferojë gjatë afatit kalimtar veror.

“Unë jam duke bërë plane për sezonin tjetër. Sezoni për ne fillon më 5 korrik, kur lojtarët kthehen nga pushimet verore për të shkuar më pas në turne. Për ne është me rëndësi ta përfundojmë mirë këtë sezon, sepse duam pozitën e katërt kurse kemi edhe gjashtë ndeshje të vështira. Më pas do shikojmë për ndonjë lojtar të ri”.

“Juventus? Shikoni, në Itali kjo është e zakonshme që të ndodhë në periudhën mars-prill. Ekzistojnë tri gazeta që duhet të shkruajnë çdo ditë për ardhmërinë e ndonjë trajneri apo lojtari. Kurrë nuk kam thënë se do shkoj te Juventusi. Unë kam deklaruar se mund të rikthehem, por nuk e di se çfarë shkruajnë ato sepse kam edhe tri vite e gjysmë kontratë me Cityn”, deklaroi Mancini.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)