20 Prill 2024

Manchester të transferojë Diarran

Manchester, 30 prill - Manchester United e ka përcaktuar mesfushorin defensiv të Real Madridit, Lassana Diarra, si synim për t’u transferuar nga Djajtë e Kuq gjatë kësaj vere.

Siç shkruan Marca, Djajtë e Kuq janë duke shqyrtuar mundësinë për të ofruar 17 milionë funte për lojtarin, i cili dështoi të jetë në formacionin e parë në Madrid, pasi që në vendin e tij, tani standard luan Fernando Gago.

Diarra iu bashkua Realit për 20 milionë funte 15 muaj më pare, kurse nuk ka arritur të lë përshtypje në Bernabeu.

Nëse transferimi i Lassana Diarras dështon, atëherë opsion për Fergusonin është Mahmadou Diarra që është i preferuari i skocezit.

Mahmadou Diarra luajti vetëm pesë herë këtë sezon, ndërsa këto transferime mund të ndikohen nga kërkesa e Real Madridit për Patrice Evran.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)