24 Prill 2024

Mançester United kërkon të marrë Riberinë

Mançester, 30 mars - Ser Aleks Ferguson nuk ka ndërmend t’ia lirojë shpejt vendin Murinjos, por tashmë ai po mendon për lojtarin që do të vërë përkrah Uejn Runit vitin e ardhshëm.

Dhe emri më i kuotuar është ai i talentit të futbollit francez, Frenk Riberi, për të cilin, sikurse ishte shkruar dhe në faqet e “Sunday Express”, është tashmë e gatshme një ofertë prej 40 milionë sterlinash (pak më shumë sesa 45 milionë euro), e cila do të duhet të formalizohet me rastin e sfidës së çerekfinaleve të Champions League mes Junatid e Bajenrit.

Për francezin, në skadencë kontrate në fund të sezonit, interesohen edhe Chealsi, Real Madrid e Barcelona.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)