14 Nëntor 2018

Los Angelos ndërton stadiumin për Kupën Botërore të Futbollit 2026

Los Angelos, 9 korrik - Gjashtë vitet e ardhshme do të jenë plot me zhvillime në Los Angelos, ndërsa qyteti përgatitet të organizojë Kupën Botërore të Futbollit, FIFA në vitin 2026. Dy vjet më vonë atje do të mbahen edhe Lojërat Olimpike.

Për Victor Gordon, president i kompanisë që menaxhon stadiumin me famë "Rose Bowl" të Pasadenës, njoftimi se disa prej ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2026 do të zhvillohen në Los Angelos ishte një lajm i lumtur:

“Unë mendoj se Pasadena është krenare të mirëpresë ekipe e tifozë nga gjithë bota në stadiumin"Rose Bowl". Do të jemi krenarë sikur 2-3 ndeshje, apo edhe më tepër të luhen këtu. Ne i presim ata me krahë hapur!"- thotë Gordon.

"Rose Bowl" u ndërtua rreth një shekull më parë dhe ai është ndër 20 stadiumet m të mëdhenj të botës.

Në të janë zhvilluar dy herë lojërat olimpike verore: në vitin 1932 dhe më 1984. Victor Gordo është i sigurtë: një stadium me histori të tillë është gati të presë në çdo kohë Kampionatin Botëror të Futbollit:

“Kohët e fundit ne e rinovuam stadiumin për 182-millionë dollarë dhe shpresojmë që ai do të jetë në gjendje të mirë edhe për 100 vjet të tjerë."

Jo shumë larg, në Inglewood, po ndërtohet stadiumi i ri “Forum”. Ai është thuajse gati dhe nxë rreth 70,000 spektatorë..

Stadiumi i ri hapet më 2020. Autoritetet lokale shpresojnë se atje do të mbahen garat si për Kampionatin e Futbollit, edhe për Olimpiket Verore të 2018-ës. Por disa banorë mendojnë se mbyllja e rrugëve, shtimi i trafikut dhe mijëra turistë që do të sjellin në Los Anxhelos Olimpiket dhe Kupa Botërore nuk janë diçka e mirë për qytetin,

“Kampionati Botëror i Futbollit krijon thuajse të njëjtat kushte si edhe Olimpiket. Këto ngjarje të mëdha shoqërohen me masa si shkurtimi i taksave për grupet që i organizojnë ato; po ashtu ndodh një militarizim i policisë dhe i sigurisë."- thotë Steve Ducey, që drejton grupin "Jo Olimpike në LA".

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 nëntor 2018 - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me programin 'Ndërtimi i Institucioneve Ndërkufitare Plus',  i cili financohet nga Bashkimi Evropian organizon Forumin Rajonal fokusohet mbi koordinimin dhe harmonizimin rajonal në kontekstin e para-aderimit, si dhe shkëmbimin dhe transferimin e praktikave të mira të vendeve nga Ballkani Perëndimor. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka vizitojnë Kompaninë Rajonale  te Ujësjellësit Hidromorava në Gjilan. (Objekti i KRU Hidromorava, ora 9:00)

 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Ekipi i OKB-së në Kosovë, së bashku me UNWOMEN organizojnë diskutim lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm pak para fillimit të fushatës 16 Ditët e aktivizmit. (Qendrën e konferencave Orion, ora 9:15)

- Përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Shoqata e familjarëve të personave të zhdukur "27 Prilli 1999-Meje" raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zhvillimin e punimeve në kompleksin memorial në Meje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.(Zyra e krytarit Haziri, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Organizatorët e fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizojnë tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Prishtinës në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. (Restorant “Pylli i Arinjve” në Badovc, ora 10:00)

- E ngarkuara me Punë Colleen Hyland dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të flasin në hapjen e edicionit të dytë vjetor të Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa  në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Gjykatat, Projektkodi Penal i Republikës së Kosovës, Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të nënshkruaj Memorandum Mirëkuptimi me ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Ambasaden e Republikës Federale të Gjermanisë. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet  raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka vizitojnë punishten e projektit “Lumi Mirusha” dhe projektin e Digës e Përlepnicës. (Gjilan, ora 10:40 - deklarata për media në Përlepnicë, ora 11:20)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati vizitojnë projektin “Ruajtja e ambientit dhe rekreacionit në  Kamenicë”, SHMLP “Andrea Durrsaku” në Kamenicë. (Kamenicë, ora 12:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Kamenicës. (Oborri i objektit të ri të Komunës së Kamenicës, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati vizitojnë projektin “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë. (Kamenicë, ora 12:30)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe Bordit i Trepçes raportojn para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me funksionalizimin e Ndërmarrjes Trepça. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Didier Chabert dhe Christian Heldt do të flasin para studentëve kosovarë për përvojat e pajtimit franko-gjerman. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati mbajnë konferencë për media. (Lagja Malësia në Kamenicë, ora 13:20)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Ferizaj. (Qendra e Kulturës në Ferizaj, ora 17:00)

- Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë javën e ndërmarrësisë, Cacttus Education organizon diskutimin publik me temë Ndërmarrësia në TIK- Tejkalimi i sfidave gjatë krijimit të një biznesi në fushën e TIK-ut. (Inovation Center Kosovo, ora 17:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Kaçanik. (Restorant Egzona në Kaçanik, ora 19:00)