28 Mars 2024

Liverpul, Benitez mund të largohet

Liverpul, 3 maj - Rafael Benitez mund të largohet nga Liverpuli në fund të këtij sezoni. Deshtimi në Premier Ligë dhe së fundmi në Ligen e Evropës duket se e ka cuar teknikun spanjoll në fund të aventures se tij me skuadren angleze.

Kur mbeten edhe dy javë nga fundi i kampionatit Liverpul ndodhet në vendin e shtatë të rënditjes dhe ka shumë pak shpresa për të siguruar një vend për në Ligen e Kampioneve. Këtij deshtimi i shtohet edhe eliminimi i fundit ne gjysmëfinalen e Liges se Evropes, kompeticion ky qe mund te shpetonte sezonin e Benitez dhe skuadres se tij.

Por kjo nuk ndodhi dhe fundi i këtij edicioni e gjen Livepulin pa objektiva. Te gjitha keto kane bere qe trajneri spanjoll, me shume mundesi do te largohet pas mbylljes se këtij sezoni,. Megjithese klubi anglez nuk ka bere asgje zyrtare, mediat britanike jane te sigurta se karriera e Benitez do te vazhdoje larg Liverpulit.

Nuk mungon edhe interesimi i disa prej klubeve me te medhenj te Evropes, qe kërkojnë të kenë shërbimin e spanjollit, i cili arriti te fitonte edhe Ligen e Kampioneve gjate qëndrimit te skuadra e kuqe.

Megjithese një nga skuadrat qe interesot per Benitez është Reali i Madridit, spanjolli është shumë pranë Juventusit. Mediat italiane bejne te ditur se ai ka rene praktikisht dakord me klubin bardhezi duke perfshire edhe transferimin ne Serine A te disa prej yjeve te Liverpulit si Fernando Torres dhe Javier Mascherano. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)