24 Prill 2024

Liverpooli trasferon për 50 milionë euro nga Monakoja brazilianin Fabinho

Liverpool, 29 maj - Mesfushori Fabinho, që nuk u thërrit nga kombëtarja e Brazilit për Botërorin 2018 në Rusi, do të largohet nga ekipi francez i Monakos dhe do të shkojë tek ai britanik i Liverpoolit, finalist i Ligës së Kampionëve në sezonin 2017-2018, njoftuan të hënën në “Twitter” dy klubet e futbollit.

“Kjo është diçka që e kam dëshiruar gjithnjë. Ky është një ekip gjigant. Infrastrukturat e klubit duken të jashtëzakonshme”, ka shkruar futbollistit 24-vjeçar në rrejetet sociale, shoqëruar me një foto ku është duke firmosur kontratën e tij.

Sipas burimeve pranë klubit të Monakos, shuma e transferimit të brazilianit arrin deri në 50 milionë euro, plus bonuset.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)