03 Shkurt 2023

Lionel Messi i jep lamtumirën Barcelonës

Barcelonë, 8 gusht - Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi shpërtheu në lot gjatë konferencës së shtypit kur i dha lamtumirën shokëve të skuadrës dhe klubit të Barcelonës.

Largimi i tij ishte i papritur, ndërsa klubi njoftoi se nuk mund të përballonte më pagesën e lartë të argjentinasit. Messi nuk tha se ç’plane kishte për të ardhmen, por gazeta franceze “L'Equipe” raportoi të premten se ai kishte vendosur t’i bashkohej skuadrës Paris St Germain.

34-vjeçari ka luajtur tek klubi i Barcelonës për 21 vjet, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 682 gola.

“Në këtë klub jam rritur, jam bërë ky që jam. Ndihem shumë i trishtuar që më duhet të largohem nga ky klub. Nuk e prisja. Mund të them vetëm se kam bërë gjithçka të mundshme për të qëndruar këtu. Unë u përpoqa të sillesha me thjeshtësi dhe respekt dhe shpresoj se për këtë do të më kujtojnë kur të largohem nga klubi”, theksoi mes lotësh 34-vjeçari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)