29 Mars 2024

Licencohet Federata për Kajakim e Kosovës

Prishtinë, 30 tetor - Edhe një federatë i shtohet sportit të Kosovës. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka licencuar Federatën për Kajakim të Kosovës, të cilës i lejohet veprimtaria për vitin 2020-2021.

 Në një takim të organizuar në MKRS, zëvendësministri Engelbert Zefaj, i ka dhuruar licencën kryetarit të kësaj federate, Visar Emini.
 
Me këtë rast, zëvendësi Zefaj, vlerësoi se me shtimin e kësaj federate të re, po pasurohet jeta sportive, po pasurohet edhe Komiteti Olimpik me një anëtar të ri dhe për të rinjtë po shtohet edhe një mundësi më tepër për t’u marrë me sport.

Zëvendësministri tha se ky lloj sporti sa është ekstrem është edhe rekreativ dhe përpos që mund të ketë karakter garues, mund të shfrytëzohet edhe për turizëm dhe promovim të vendit tonë.

Ai e uroi kryetarin Emini për formalizimin e federatës dhe se MKRS-ja do t’i gjendet afër në përkrahje siç i përkrah edhe organizatat tjera sportive.

Ndërkaq, kryetari Emini, e falënderoi zëvendësministrin Zefaj dhe zyrtarët e tjerë të MKRS-së, që bënë të mundur licencimin e federatës që ai udhëheq. Ai tha se me këtë hap, shumë sportistëve që gravitojnë rreth kësaj federate, u mundësohet të garojnë zyrtarisht dhe të kultivojnë talentin e tyre për këtë sport ujor.

Emini e njoftoi zëvendësin Zefaj për planet dhe synimet që ka kjo federatë dhe se pret një bashkëpunim dhe përkrahje të MKRS-së në këtë drejtim.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)