26 Prill 2024

Leverkusen të bëjë gjithçka për Ballack

Leverkusen, 17 qershor - Bayer Leverkusen është e vendosur të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar nënshkrimin e mesfushorit gjerman, Michael Ballack.

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, refuzoi t’ia vazhdonte kontratën 33-vjeçarit, i cili mbeti transfer i lirë, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuara shumë skuadra, duke përfshirë edhe gjigantët Real Madrid dhe Manchester United.

Mirëpo, duke folur para gazetarëve, drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Rudi Voller, ka thënë se ai do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’ia veshur sërish Ballackut fanellën të cilën e barti gjatë sezoneve 1999-2002.

“Do të bëjmë gjithçka për ta kthyer sërish Ballackun. Në jemi në kontakt të afërt metë dhe agjentin e tij”, ka thënë Voller.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)