18 Prill 2024

Leonardo të kthehet te Milani

Milano, 17 qershor - Duket se zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, do të ndryshojë taktikën e tij për trajnerin e ri, duke e kthyer sërish në pankinë teknikun Leonardo, pasi që Cagliari është duke bërë shaka me Milanin për Masimiliano Allegrin.

Sportmediaset raporton se Adriano Galliani ka thirrur Leonardon në telefon dhe i ka thënë se ekziston mundësia që ai të kthehet për të drejtuar Rossonerët.

Milani ka planifikuar të siguronte shërbimet e Allegri, por presidenti i Cagliarit, Massimo Celino, nuk e ka ndërmend të lëshojë pe.

Milani dëshiron që sa më shpejtë ta zgjidhë çështjen e trajnerit të ri, pasi që tifozëve po u kalon durimi. Leonardo edhe pse është thënë ta ketë shkëputur kontratën me Milanin muaj më parë, kontrata e tij ende është e gjallë tek autoritetet e Lega Calcios.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)