27 Shkurt 2021

Lëndohet Paul Pogba, mungon për disa javë

Manchester, 8 shkurt - Paul Pogba do të mungojë disa javë për Manchester United për shkak të një lëndimi ka konfirmuar trajneri Ole Gunnar Solskjaer

Mesfushori fitues i Kupës së Botës Pogba u kthye në formacionin startues të United për t’u përballur me Evertonin në fundjavën e kaluar, por luajti vetëm 39 minuta në barazimin 3-3.

27-vjeçari duket se pësoi një dëmtim në kofshë dhe menjëherë u raportua se është në dyshim për ndeshjen e së martës në raundin e pestë të Kupës FA me West Ham United të martën.

Solskjaer ka zbuluar shkallën e dëmtimit, i cili mund ta detyronte Pogban të qëndronte jashtë fushës për një varg ndeshjesh shumë të rëndësishme, përcjell KosovaPress.

United luajnë më Real Sociedadin në shtëpi dhe jashtë saj në Ligën e Evropës në shkurt, para se të vizitojë Chelsean në Premier League në fund të muajit dhe Manchester Cityn më 6 Mars.

“Është një dëmtim që do të duhen disa javë për t’u shëruar,” tha Solskjaer për “MUTV”. “Ai sapo ka filluar shërimin e tij, duke punuar me stafin mjekësor dhe ne do ta kthejmë atë sa më shpejtë që mundemi.”

“Sigurisht, Pali ka qenë shumë i rëndësishëm për ne dhe ne nuk do të ndërmarrim ndonjë rrezik.”, tha Klopp.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)