22 Maj 2018

Lejimi i ndeshjes pa u pranuar teknikisht stadiumi dëmton në tërësi projektin

Prishtinë, 15 maj - Pas kërkesës që ka parashtruar F.C. Prishtina dhe Komuna e Prishtinës për lejimin e zhvillimit të ndeshjes mes Prishtinës dhe klubit të futbollit Drita nga Gjilani, përfaqësues të MKRS-së, Komunës së Prishtinës, Federatës së Futbollit të Kosovës, të F.C. Prishtinës dhe punëkryesit janë takuar në stadium për të analizuar në vend të ngjarjes kërkesën dhe situatën e re të krijuar.

Siç është bëre ditur për opinion, MKRS-ja ka vepruar sipas rekomandimeve te UEFA-së, ku ka proceduar me njoftimin e kontratës së negociuar me qëllim të realizimit të projektit që do të përfundojë me 30 qershor 2018, kontratë e cila edhe ka përcaktuar planin dinamik me punë-kryesin.

Para kësaj date, lejimi i zhvillimit të çfarëdo ndeshjeje shkel kushtet e kontratës dhe përbën shkelje edhe ligjore dhe dëmton procesin në përgjithësi.

Prandaj, si MKRS nuk jemi të interesuar as që të dëmtojmë investimin që kemi bërë në stadiumin e Prishtinës dhe as nuk duam të marrim ndonjë dënim eventual edhe nga UEFA.

Duam të njoftojmë opinionin se kontratës përfundon me testimi e punimeve të ekzekutuara sipas projektit i cili parasheh që stadiumi të përgatitet për kategorinë IV-katër të aprovuar nga organet Mbikëqyrëse te punimeve dhe në fund komisioni për pranim teknik duhet që të nxjerr raport për përdorim te stadiumit.

Projekti përfundon me testimin e të gjitha pozicioneve nga Projekt Menaxherët e Kontratës dhe komisioni i pranimit teknik i cili do të nxjerr raport mbi përdorimin e Stadiumit për zhvillimin e aktiviteteve sportive në futboll nga Klubi FC-Prishtina dhe Federata e Futbollit të Kosovës, duke dorëzuar tek pronari komuna e Prishtinës që të veprojë mbi menaxhimin e objektit si aset me interes shtetëror.

Prandaj sipas kontratës për të gjitha veprimet në mos implementimin e projektit apo dështimin e implementimit janë në pjesën e kontratës tek kushtet e veçanta të kontratës Neni.43.ku duhet te adresohet përgjegjësia penale dhe ligjore mbi dështimin e projektit, në rast se vjen deri tek një gjë e tillë.

Andaj, duam të sqarojmë gjithashtu për opinionin se, kompania e kontraktuar për ekzekutimin e punimeve nën mbikëqyrjen permanente të ministrisë, ka mandat dhe përgjegjësi për anën ekzekutive dhe cilësinë e punimeve të përcaktuara me kontratën e nënshkruar, pasi që projekti është duke u plotësuar vazhdimisht nga Projektuesit nën udhëzimet dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme edhe të Inspektorëve të UEFA-së. 

E sigurojmë publikun se MKRS-ja është e përkushtuar ta përfundojë këtë investim sipas standardeve të UEFA-s dhe në afatin sa më të shpejtë të mundur, me qëllim që të përmbushen standardet e kërkuara që Kombëtarja e Kosovës dhe klubet e futbollit të Kosovës të zhvillojnë garat ndërkombëtare në këtë stadium.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Maj 2018 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë komunën e Kaçanikut, ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Besim Ilazi. (Zyra e kryetarit Ilazi, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Jusuf Gërvalla” në Biqec. (Objekti i shkollës në Biqec, ora 9:45)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën ”Sistemi Pensional në Kosovë: sfidat dhe mundësitë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe biznesi” Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me përfaqësues nga KIESA dhe Oda Ekonomike Amerikane, do të takojnë bizneset nga rajoni i Mitrovicës. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit për PVF-të e Autoritetit të Aviacionit Civil, shqyrtimi i raportit të Auditimit për PVF-të e Organit Shqyrtues të Prokurimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi, Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nesër, më 22 maj 2018, viziton Burgun e Dubravës, me rastin e shënimit të përvjetorit të masakrës së vitit 1999. (Dubravë​, ora 10:15)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën e mesme “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”. (Objekti i shkollës, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës publikon studimin “Bottleneck” me qëllim identifikimin e barrierave që pengojnë të bërit biznes në vendin tonë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe OJQ George Williams Youth Association in Kosovo me qëllim financimi në projektin “Qendra e edukimit jo-formal për rini” me lokacion në fshatin Pjetërshan në komunën e Gjakovës. (Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilen do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, shqyrtimi i Projektligjit për Masat Mbrojtëse në Importe, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të masakrës së Dubravës bëhen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në burgun e Dubravës nga forcat paramilitare serbe. (Dubravë, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim futbollistët e FC Drita, të cilët të dielën u shpallën kampion. (Zyra e Kryetarit, objekti i ish-gjykatës, ora 12:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në  Kosovë, Qemal Minxhozi viziton komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i komunës, z. Shaban Shabani (Komuna e Dragashit, ora 12:30)

-  Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Skender Reçica dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jetviq raportojn para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me implementimin e projektit për ndërtimin e shtëpive për komunitetin joshumicë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj do të vizitojë komunën e Vitisë, ku bashkë me kryetarin e komunës do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit. (Objekti i komunës së Vitisë, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj bashkë me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, marrin pjesë më inaugurimin e rrugës Krushevë-Shishtavec, e financuar nga BE.. (Krushevë, Komuna Dragashit, ora 15:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova së bashku me autoritetet e Kosovës do të përurojnë rrugën e ndërtuar rishtas midis Krushevës dhe Shishtavecit, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, të financuar nga Bashkimi Evropian. (Vendkalimi kufitar mes fshtarave Krushevë dhe Shishtavec Komuna e Dragashit, ora 15:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të flasë me rastin e ceremonisë zyrtare që do të shënojë partneritetin me Cacttus Education. (Cacttus Education, rr. Bashkim Fehmiu. Arberia 3, BC2/11, nr. 4,  ora 16:45)

- Dega e OVL te UÇK-së në Kaçanik në bashkëpunim me SHIL, SHFD, institucionet komunale organizon orë përkujtimore me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve: Danush Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Avdylgafurr Luma dhe Suad Brava, të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, ora 17:00)

- Bëhen homazhe me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, ora 18:30)