03 Korrik 2020

Labinot Kabashi vazhdon kontratën me Barcelonën

Barcelonë, 15 shkurt - Super talenti nga Kosova, Labinot Kabashi do ta vazhdoj qëndrimin te Barcelona.

Mesfushori qendror ka disa vite që është pjesë e klubit katalunas dhe kontrata e tij me Barcelonën skadonte në verën e vitit 2019.

Por te Barcelona besojnë shumë në aftësitë e lojtarit dhe pas disa bisedimeve i kanë vazhduar kontratën.

Kabashi ka vazhduar kontratën me Barcelonën për dy vite ku do të jetë pjesë e gjigantit spanjoll deri në vitin 2021.

Në kontratë është edhe mundësia e zgjatjes së saj edhe për dy vite të tjera pas vitit 2021.

Kampionët aktual të La Ligas i kanë vendosur edhe një klauzolë largimi shqiptarit e cila është 40 milionë euro.

Kësisoj Kabashi bëhet futbollisti nga Kosova me klauzolën më të madhe të largimit nga klubi i tij.

18-vjeçari është pjesë e Barcelonës që tetë vite kur iu bashkua klubit në vitin 2010 nga Gimnastic.

“Dua ta falënderoj Barcelonën për besimin që gjithmonë ka pasur në mua, përkundër lëndimeve që kam vuajtur në vitet e fundit”.

“Klubi ka qenë gjithmonë pranë meje dhe unë dua ta kthejë gjithë këtë besim me punë dhe ndeshje të mira”, u shpreh Kabashi.

Reprezentuesi i Kosovës pas rikthimit nga lëndimi javë më parë pësoi përsëri një tjetër lëndim dhe do të operohet gjatë ditëve të ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Korrik 2020

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, viziton Republikën e Shqipërisë ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 10:00)

- Ministri  i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, viziton Komunën e Deçanit, ku pritet në takim nga kryetari Bashkim Ramosaj. (Salla e Asamblesë Komunale, Deçan, ora 10:00)

- Ambasadori hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz, viziton Komunën e Gjakovës. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikoj raportin “Pagesat e Vendimeve Gjyqësore nga Komunat - Vitet 2017, 2018, 2019”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konferencë e përbashkët për shtyp. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 11:15)

- Hapet ekspozita “Ditarët e Depresionit” e realizuar nga Ferdi Limani. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 12:00)

- Banorët e lagjes ”Qendra” protestojnë, të pakënaqur me shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Arbërie Nagavci dhe Hajrulla Çeku. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Presidenca e Shqipërisë, ora 13:10)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Zyra e Kryetarit të Kuvendit, ora 14:00) 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. (Zyra e Kryetarit të Bashkisë, ora 14:45)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Zyra e Kryetarit të PD-së, ora 15:30)