28 Mars 2024

Kupa e Botës 2022 do të mbahet në stadiume me spektatorë

Gjenevë, 2 shkurt - Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, ka deklaruar se Kupa e Botës 2022 do të mbahet në stadiume plot me spektatorë.

Në një takim virtual në Gjenevë me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i FIFA-s tha se koronavirusi do të mposhtet ose "ne do të mësojmë të jetojmë me të".

"Jam shumë, shumë i sigurt, do të jetë e pabesueshme, do të ketë të njëjtën magji, duke bashkuar botën. Ne do të kthehemi atje ku duhet të jemi", tha Infantino.

Kupa e Botës 2022 supozohet të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)