02 Shkurt 2023

Kryetari Jashari, përuron poligonin sportiv në Qirez

Prishtinë, 1 tetor - Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë përurimin e poligonit sportiv në oborrin e shkollës fillore “Dëshmorët e Qyqavicës”, në fshatin Qirez.

Me rastin e përurimit të këtij poligoni, Kryetari Jashari uroi nxënësit për përfundimin e këtij projekti, i cili do shërbejë për gjithë të rinjtë e kësaj bashkësie lokale.

“Ky poligon përveç nxënësve do të jetë në shërbim edhe të të rinjve të kësaj bashkësie lokale. Në Qirez, krahas poligonit sportiv, kemi ndërtuar edhe shkollën moderne, shumë rrugë që kishin mbetur me vite të tëra pa u trajtuar, kanalizim, trotuar e ndriçim publik, përkrahje me grante për fermerët e projekte tjera. Vitin që vjen, ashtu siç kam deklaruar me parë, do të fillojmë me realizimin e radhës të kësaj bashkësie lokale, ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili do të përfundojë brenda një viti”, tha Jashari.

Jashari po ashtu porositi të gjithë nxënësit që në këtë kohë pandemie të respektojnë masat dhe vendimet e institucioneve përkatëse, duke mbajtur maskat dhe duke ruajtur distancën, në mënyrë që të ruajnë shëndetit e tyre qytetarë.

“Kërkoj një kujdes të veçantë nga ju nxënës të dashur, t’i respektoni masat për shkak të virusit Covid-19, sepse shëndeti juaj është mbi të gjitha”, tha Jashari.

Kurse drejtori i shkollës fillore “Dëshmorët e Qyqavices”, Avdi Jakupi u shpreh mirënjohës ndaj komunës dhe Kryetarit Jashari për përfundimin e  këtij projekti të domosdoshëm për të rinjtë e këtij fshati.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)