07 Tetor 2022

Kryeministri Kurti: E gjithë Kosova me zemër do të jetë me ju në Tokio

Prishtinë, 12 korrik - Në pamundësi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e dorëzim-pranimit të flamurit shtetëror nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, te ekipi olimpik që do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojërat Olimpike, Tokio 2020, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, iu drejtua sportistëve nëpërmjet një video-mesazhi.

Kryeministri Kurti i tha ekipit të Kosovës se përgjegjësia që mbajnë me vete në Tokio është shumë e madhe, sepse do të përballen me shtete qindra herë më të mëdha se Kosova dhe traditë shumë më të gjatë në sport.

"Në mitologjinë greke, mali Olimp konsiderohej shtëpia e perëndive, e krijuar nga vetë perënditë olimpike. Sipas legjendës, Titanët, që ishin perënditë e vjetra, luftuan me perënditë e reja – me Olimpianët. Në atë luftë, që u zhvillua për të fituar kontrollin e botës, fituan të rinjtë – Olimpianët",  tha kryeministri Kurti në video-mesazhin e dërguar nga Athina e Greqisë, ku po qëndron në vizitë zyrtare.

Ai u tha sportistëve se rezultatet e deritanishme na bëjnë të gjithëve krenarë dhe përkundër që do të jetë vetëm pjesëmarrja jonë e dytë në një Olimpiadë, na e keni mundësuar që të besojmë edhe më shumë në performancat tuaja.

Duke i falënderuar për kontributin dhe duke i uruar suksese secilit, kryeministri Kurti i tha ekipit reprezentues se ndonëse fizikisht nuk do të mund të jetë së bashku me ta në Tokio, ai dhe e gjithë Kosova do të jenë me zemër afër tyre.

 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)