27 Shkurt 2021

Kreshnik Mahmuti dhe Hanife Zeqiri kampion te turneut për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë, 21 shkurt - Sot në palestrën e shkollës fillore Tefik Çanga në Ferizaj u organizua turneu i seniorve për Ditën e pavarësisë, e që ishte edhe gara e parë e FPPK-së për vitin 2021, e cila u organizua në sistem të mbyllur për të respektuar masat anti covid19.

Në kategorinë e femrave ishin të ftuara 16 sportistet e para të ranglistës. Në gjysmëfinalen e parë Linda Zeqiri kësaj radhe ishte më e mirë se Shega Hashani, e cila konsiderohet si shpresë e pingpongut femëror, duke fituar me rezultat 3:0.

Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Hanife Zeqiri dhe Alma Mehmeti, dy bashkë lojtare nga klubi i Dritës, pas pesë setash triumfoi Hanifja me rezultat 3:2. Në finalen e dy motrave Zeqiri triumfoi Hanifja me rezultat 3:0.

Në kategorinë e meshkujve ishin të ftuar 32 sportistët e parë të ranglistës, ku kishte mjaft ndeshje interesante dhe të forta. Befasia e këtij turneu ishte humbje e Fatih Karabaxhakut në xhiron e dytë nga Besart Domaniku si dhe Blendi Hajdarit nga Eroll Boshnjaku.

Në gjysmëfinalen e parë Kreshnik Mahmuti fitoj ndaj Eroll Boshnjakut me 3:0, e në gjysmëfinalen e dytë Milot Makolli fitoi 3:0 ndaj Veton Gotës i cili kishte fituar me 3:0 ndaj Besart Domanikut. Në finale Kreshniku nuk lejoj befasi duke fituar me 3:0 ndaj Milotit, e kështu vazhdoj serinë e fitoreve nga vitit 2020.

Për fituesit në të dy kategoritë u ndan kupa dhe medalje nga përfaqësuesit e FPPK, e gjithashtu Komiteti i gjyqtarëve dhe Arbitrave ndau certifikatat për 6 Gjyqtarët e rinj të cilët e kaluan provimin për gjyqtar kombëtar në vitin 2020.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)