01 Qershor 2020

Kosovarët udhëtojnë për në Itali në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian

Prishtinë, 22 maj - Sot ne mëngjes seleksioni i meshkujve të Kosovës ka udhëtuar për në Bolzano të Italisë për të zhvilluar ndeshjen e fazës së parë të grupit B2 të Kampionatit Evropian 2018-2019, që do të mbahet sot në Bolzano.

Kosovën do e përfaqësojnë: Mentor Shabani, Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku, nën udhëheqjen e selektorit Yll Bislimi.

Ekipin do e shoqërojnë edhe Daniel Ramaj, Nehat Çitaku dhe Arsim Thaqi, të cilët do të kenë takim pune me Kryetarin e FITET, Di Napoli dhe veteranin JOAKIN ALFONSO

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)