15 Nëntor 2019

Kosova përfaqësohet më së miri në arenën ndërkombëtare përmes sportit

Prishtinë, 4 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim delegacionin e Aleancës Globale për Integritetin e Sportit (SIGA), të kryesuar nga drejtori ekzekutiv Emmanuel de Medeiros, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në kuadër të Forumit të IV-të të Aleancës Globale për Integritetin në Sport, (SIGA), e cila punimet e saj do t’i zhvillojë më 4 dhe 5 shtator në Prishtinë.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës mbështetë sportistët në çdo garë rajonale dhe botërore, duke i vlerësuar ata ambasadorët më të mirë të paqes, të cilët po e lartësojnë emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. 

Po ashtu, kryeministri Haradinaj theksoi faktin se sportistët kosovarë kanë shënuar histori duke na bërë krenarë me ngritjen e flamurit të Kosovës në Lojërat Olimpike dhe gara të ndryshme ndërkombëtare, në të njëjtën kohë duke i sjellë Kosovës medalje. 

Me këtë rast, kryeministri tha se Qeveria ka ndërmarrë hapa konkret për krijimin e kushteve më të mira për sportistët, përmes investimeve në infrastrukturën sportive. 

Në takim u bisedua edhe për përgatitjet për Forumin e IV-të të Aleancës Globale për Integritetin në Sport, (SIGA), i cili do të mbahet në Prishtinë, që temë kryesore do të ketë praktikat më të mira të integritetit në sport dhe integritetit financiar për sportin e pastër, për standardet universale të SIGA-s, të cilat e shtyjnë sportin drejt një epoke të re.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i KOK-ut, Besim Hasani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 nëntor 2019 - Klinika e Neonatologjisë dhe Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, organizojnë Konferencën e I-rë nderkombëtare. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Policia e Kosovës në shënim të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve , do të mbaj tryezë për shënimin e kësaj dite. (Salla Orion në Prishtinë në afërsi të Kino ABC, ora 9:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon tryezën dhe punëtorinë me temën “Status quo e Zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së K&I në Kosovë”, mbështetur nga Projekti HERAS i cili përkrahet nga Qeveria e Austrisë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban punëtorinë lidhur me “Udhëzuesin për miradministrimin e aktiviteteve minerare dhe mjedisore. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, përmes projektit Interdev 2, organizon një panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave. (Qendra Kulturore në Viti, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, gjenerata e dytë 2019. (Kazerma 'Adem Jashari' në Komandën e Forcave Tokësore në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuniteti artistik organizon takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizon ceremoninë e hapjes të minibibliotekës së lagjes Ulpiana. (Te fontana në lagjen Ulpiana, ora 12:00).

- Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë gjashtë Udhëzime Administrative që avancojne fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës. (Zyret e Agjencisë Kadastrale të Kosoves, ndërtesa e Arkivit të Kosovës, ora 14:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti nga muaji korrik deri në muajin tetor për Gjykatën Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 14:30)

- Mbahet marsh përkujtimor në këmbë nga Lagja Arbëria, rrugës Fehmi Agani deri te Teatri Kombëtar ku do të bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. (Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, ora 18:00)

- Mbahet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizn hapjen e ekspozitës individuale të autores Lumjetë Havolli, e titulluar "Is This Me...Or i Do it For You Only!?". (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social feston hapjen e Linjës telefonike për parandalim të vetëvrasjes "Linja e Jetës" në Kosovë! (Menza Ramiz Sadiku, ora 21:00)