19 Mars 2024

Kosova mund Malin e Zi

Prishtinë, 14 tetor - Kosova mban gjallë ëndrrën për t’u kualifikuar në Euro 2020 nëpërmjet eliminatoreve pasi ka edhe një tjetër mundësi në rast se nuk ja del në play-offin e Nations League.

Dominim total dhe një fitore e pastër 2-0 e dardanëve ndaj Malit të Zi në një “Fadil Vokrri” të tejmbushur nga tifozët kosovarë.

Kosova e nisi me marshin e 5-të ndeshjen dhe pas disa rasteve të humbura arriti të zhbllokonte shifrat me Amir Rrahmanin që në minutën e 10-të. Kapiteni i Kosovës përfitoi nga një dalje jo e studiuar e portierit malazez dhe me një goditje të saktë me kokë e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Dyfishimi i dardanëve erdhi në minutën e 34-t me të përhershmin Vedat Muriqi i cili me goditjen e dytë finalizoi një një aksion perfekt të vendasve duke i dhënë goditjen përfundimtare Malit të Zi.

Në të njëtin minutë Shqipëria shënonte në Moldavi gjithashtu golin e avantazhit të dyfishtë, rastësi e fatit apo jo por në të 34-ën kishte festë si për kuqezinjtë ashtu edhe për dardanët. Në pjesën e dytë Rashica me shokë humbën një mori me raste ndërsa edhe Muriç u tregua në lartësinë e duhur kur u thërrit në detyrë.

Traversa i mohoi golin në një rast ndërkohë që edhe portieri malazez bëri disa pritje. Me këtë fitore Kosova siguroi matematikisht vendin e 3-të në grupin A ndërsa me 11 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjesh ka vetëm 1 pikë më pak se Çekia dhe do ta luajë kualifikimin pikërisht në ndeshjen e rradhës që e ka ndaj çekëve në transfertë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)