26 Maj 2022

Kosova do të jetë pjesmarrëse edhe në aktivitetet e volejbollit dhe 'Beach Volley'

Shkup, 22 janar - Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) kthehet me lajme të jashtëzakonshme nga Asambleja Ballkanike e Volejbollit që u mbajt sot në Shkup.

Drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës; presidenti Bahri Gjinovci, nënkryetarja Mimoza Shkodra dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, morën pjesën në Asamblenë e 23-të Ballkanike të Volejbollit.

Në këtë mbledhje u vendos për organizatorët, datat dhe aktivitetet e vitit 2022, teksa Kosova - falë gatishmërisë dhe vendosmërisë së kryesisë së FVK-së - arriti të sigurojë të drejtën për organizimin e Kampionatit Ballkanik U20 meshkujt, organizimin e garës 'Beach Volley' U22 femrat dhe 'Beach Volley' U22 meshkujt.

Për sigurimin e të drejtës së organizimit të këtyre garave pati konkurrencë të madhe ndërshtetërore por FVK eventualisht arriti të bindë nikoqirët e kësaj asambleje se Kosova është vendi më i denjë për zhvillimin e aktiviteteve të lartëpërmendura.

Datat kur do të luhen këto gara do të caktohen në vijim por që pritet të zënë vend gjatë korrikut ose gushtit të vitit 2022.

Veç kësaj, Kosova do të jetë pjesmarrëse edhe në aktivitetet e volejbollit dhe 'Beach Volley' që organizohen nga federatat tjera.

Vlen të ceket se, në mesin e përfaqësuesve të federatave ballkanike, në këtë asamble morën pjesë edhe presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV) Aleksandar Boricic, zëvendës-presidenti Reanto Arena dhe drejtori për zhvillim Ozkan Mutlugil.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 maj 2022

- Fillon punimet konferenca “Qasjet Aktuale në Diagnostikimin dhe Menaxhimin e Pacientëve me Sklerozë Multiple, Dita Botërore e Sklerozës Multiple 2022”. (Four Points by Sheraton, Marigona Residencë, ora 9:00)

- Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, do të flasë në hapjen e Forumit të Bizneseve të Diasporës. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon hapjen zyrtare të edicionit të parë të Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2022. (Kolegji AAB, ora 10:00)

- Në kuadër të projektit “Evropa Juglindore - Së Bashku Kundër Korrupsionit” mbahet konferenca për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Nevoja për institucionalizimin e vlerësimit anti-korrupsion në Kosovë”, në të cilin raport trajtohet ndryshimi e shpeshtë i ligjeve anti-korrupsion dhe nevoja që ndryshimeve të ligjeve tu paraprijë vlerësimi periodik i legjislacionit dhe masave anti-korrupsion. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

-  Zyrtari për Sektorin Privat në USAID, Mathju Kulinajn, bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajnë fjalë rasti në ceremoninë përmbyllëse të Programit të USAID-it Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt. (Hoteli Emerald, ora 10:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa. (Hamoc, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N303, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe të vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Feim Gashi, Sakip Bellaqa, Përparim Thaqi në fshatin Fortesë. (Fortesë, ora 12:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon konferencë për media si pjesë e Javës Kundër Varfërisë Menstruale dhe Stigmatizimit të menstruacioneve. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 12:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi. (Në rrugën Fortesë-Celinë, ora 13:0)

- Ministrja e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të takohet me një delegacion nga Shqipëria, të kryesuar nga ministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, me rastin e organizimit të konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë - Shqipëri”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)

- Mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Alain Giresse në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit në fshatin Brestoc. (Brestoc, ora 14:00)

- Kombëtarja e Kosovës i fillon stërvitjet dhe do t’i mbajë dy seanca në Kampin Nacional në Hajvali. (Stërvitja e parë mbahet, ora 10:30 derisa stërvitja e dytë, ora 17:30)