19 Prill 2024

Koronavirusi po infekton me shpejtësi edhe futbollistët italianë

Romë, 14 mars - Koronavirusi i cili ka infektuar dhe po shkakton shumë vdekje në shtetin e Italisë po infekton me shpejtësi edhe futbollistët italianë.

Fiorentine konfirmon se 2 futbollistët e saj Patrick Cutrone dhe German Pezzella, së bashkua me fizioterapistin e skuadrës “vjollcë” Stefano Daineli janë infektuar me koronavirus.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit të futbollit të Firences.

Mbrëmjen e djeshme po nga Fiorentina rezultoi se edhe sulmuesi serb Dragisha Vlahoviç është infektuar me koronavirus.

Deri tani, numri i lojtarëve të Serisë A të infektuar me koronavirus ka shkuar në 9.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)