25 Prill 2024

Kombëtarja e Kosovës në Futboll pritet t'i merr 500 mijë euro nga qeveria

Prishtinë, 21 nëntor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës të futet në rend të ditës marrja e vendimit për ndarjen e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës në Futboll.

 Ky propozim bëhet duke u bazuar në premtimin e kryetarit Kuvendit, Kadri Veseli, dhe në akordim edhe me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe duke marrë parasysh kualifikimin e Kombëtares në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në Ligën D dhe avancimin e Kosovës në Ligën C të UEFA Nations League.

Sipas këtij propozimi kërkohet që Kombëtares t’i ndahen 500 mijë euro, në mënyrë që Kombëtarja gjatë fazës përgatitore për kualifikimet e radhës t’i ketë të gjitha kushtet e mundshme për përgatitje.

Me këtë rast ministri Gashi ka deklaruar se “Ndarja e mjeteve financiare në vlerë prej 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll, ka kaluar nëpër të gjitha fazat procedurale të parashikuara nga Rregullorja e Punës së Qeverisë dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore, andaj rekomandoj aprovimin e tij”.

"Është një obligim i yni t'i përkrahim futbollistët e Kombëtares së Kosovës, për vazhdimin e sukseseve të tyre duke na prezantuar me dinjitet dhe që na bëjnë të ndihemi krenar të gjithëve", është shprehur ministri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)