10 Korrik 2020

Klubi anglez, Liverpuli në shitje

Londër, 10 shkurt - Sipas tabloidit “The Times” klubi anglez do të blihet nga Mukesh Ambani, njeriu i shtatë më i pasur në planet, së bashku me një bashkëpunëtor nga India.

Prej kohësh ekipi i Premier Ligës ndodhet në një situatë të rëndë financiarë, me borxhe që llogariten deri në 237 milion stërlina.

 

Mësohet se industrialisti indian, së bashku me pronarin e grupit “Subrata Roy”, kanë bërë oferta për të marrë 51 për qind të aksioneve të Liverpulit.

Ambani, 52 vjeç, llogaritet të ketë një pasuri që shkon deri në 32 miliard dollarë, shumë më tepër se manjati rus i Çelsit, Roman Abramoviç, apo sheiku i Mançester Sitit, Mansur. Zyrtarët e klubit nga “Anfield Road” kanë mohuar këto zëra, 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2020

- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren, ku do të mbahen pesë kurse të ndryshme si: Djegie ne Dru, Reliev në letër, Rrobaqepje, Punim të Shajakut si dhe Dizajnimi i Veshjeve Moderne. (ish objektin e Megasportit në qendër të Prizrenit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi do të vizitojë Komunën e Gjakovës ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Ndërmarrjen publike ‘’KRU Gjakova’’. (Gjakovë, ora 11:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 11:50)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë ndërmarrjen publike Ngrohtorja e Qytetit – ndërtimi i Ngrohtores së re të qytetit Impianti I koogjenerimit me biomasë, projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:20)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)