29 Mars 2024

Kingley Coman do të mungojë disa javë për shkak të lëndimit

Munich, 25 gusht - Anësori francez i Bayern Munichut, Kingsley Coman, për shkak të lëndimit do të mungojë disa javë nga fusha.

Sipas deklaratës së bërë nga klubi, në ndeshjen e hapjes së sezonit të luajtur me Hoffenheim të cilën e fituan 3-1, është lënduar futbollisti francez.

Ai do të operohet, ndërsa pritet që pas disa javësh të kthehet në fushë.

Futbollisti 22-vjeçar edhe në muajin shkurt ishte lënduar nga e njëjta këmbë dhe pas operacionit nuk kishte veshur fanellën 2 muaj e gjysmë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)