09 Prill 2020

KBF Prishtina dhe KFF Mitrovica u shpërblyen me nga 10 mijë euro

Prishtinë, 3 qershor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka pritur në takim basketbollistet e Klubit Prishtina dhe futbollistet e  Klubit Mitrovica bashkë me trajneret e tyre.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbështetja e klubeve me nga 10 mijë euro nga ana e Ministrisë pas sukseseve të njëpasnjëshme të këtyre klubeve.

“Sukseset e këtyre klubeve sigurisht që duhet mbështetur edhe financiarisht. Respektivisht klubi basketbollistik Prishtina në kategorinë e femrave gjatë vitit 2019 ka fituar Super Kupën, Kupën e Republikës së Kosovës dhe titullin Kampion, ndërkaq klubi futbollistik Mitrovica po ashtu në kategorinë e femrave ka fituar titullin Kampion dhe gjithashtu ka arritur të bëhet fituese e Kupës së Kosovës”, tha ministri Gashi

Po ashtu, ministri tha se “nuk është e lehtë për të qenë kampion por e gjithë kjo fal punës dhe angazhimit të tuaj. Ministria e Sportit  është e përkushtuar që në vazhdimësi të shpërblej Federata Sportive dhe sportistët për punën dhe angazhimin e tyre, duke pasur parasysh se sportistet tanë po arrijnë suksese në vend dhe jashtë vendit, dhe po e përfaqësojnë Kosovën në mënyrën me të mirë të mundshme”.

Basketbollistet dhe Futbollistet kampione të Kosovës, ministri Gashi i përgëzoi për titujt e fituar dhe i inkurajoi që të vazhdojnë edhe më tutje të punojnë fuqishëm në mënyrë që edhe në të ardhmen të sjellin rezultatet në garat vendore si dhe ato ndërkombëtare.

Ndërkaq, trajneret e ekipeve fituese e falënderuan ministrin Gashi për punën, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që po u jep ekipeve. Ato thanë se këto shpërblime nga ana e Ministrisë janë shpresë për të punuar dhe për t’u angazhuar edhe më shumë drejt arritjeve të reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)